Donatella Versace është shfaqur thuajse “e panjohur” në një nga fotot e publikuara nga premiera e “Djalli vesh Prada: The Musical”.
Dizajnerja e famshme u shfaq gjatë fundjavës në këtë event për të nderuar Elton John, i cili shkroi muzikën për muzikalin.
Në fotot e publikuara, Donatella Versace pozon me një fustan mini ngjyrë floriri, me fytyrë të ndryshuar dukshëm.
Donatella Versace debuts new look at opening night of the Devil Wears Prada Musical. pic.twitter.com/DAJT48wHXg
— Pop Crave (@PopCrave) December 3, 2024
Sigurisht që edhe miqtë e saj online nuk e kanë lënë pa prekur foton në Instagram, ndërsa në Twitter kanë dalë postime të ndryshme që i referohen pamjes së saj.
“Donatella ka një fytyrë të re, kush është kjo?”, shkruante njëri, ndërsa tjetri shtonte: “Nuk mendoj se Donatella ka ndryshuar, thjesht ka përdorur filtra të mira”.
Së fundmi, të tjerë kanë komentuar me humor pamjen e saj, duke shkruar: “Zgjohu, zgjohu! Donatella sapo tregoi fytyrën e saj të re”, “alarmi i rremë, fytyra është e njëjtë, dikush thjesht e lëshoi photoshopin”.