Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar lidhur me buxhetin e shtetit për vitin 2025, që u miratua nga Kuvendi me 75 vota pro dhe 24 kundër. Gjatë seancës u rrëzuan të gjitha amendamentet e propozuara nga opozita, që u konsideruan si populiste nga mazhoranca socialiste. Ministri i Financave tha se nëse do të pranoheshin amendamentet e opozitës buxheti do të kthehej në një “buxhet piramidal”.

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli tha se priste që opozita të paraqiste një buxhet paralel. “Prisja të identifikoja ministrin në hije të Financave, nëse opozita do të vinte në pushtet, do të kisha dashur një prurje më të madhe të opozitës kryesore.

Ka shumë ekspertë të ekonomisë në rradhët e opozitës. Nuk pashë një buxhet paralel të opozitës, ku ajo të thonte sa do të ishin shpenzimet për arsimin, shëndetësinë etj. Amendamentet nuk përbëjnë një buxhet paralel. Shumë me vend ishte propozimi për fondet për Onkologjikun, do të isha që ai propozim të rimerret në konsideratë”, tha Çoçoli.

Ai u shpreh kryeamendamenti që ka të bëjë me përcaktimin e minimumit jetik është një utopi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: