Milan ka kaluar pa probleme Sassuolon, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Kupës së Italisë. Kuqezinjtë fituan 6-1 në një takim pa histori. Ekipi i Fonsecas zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë, duke realizuar katër herë. Chukweze shënoi dopietë në 45 minuta, ndërsa gol shënuan edhe Leao dhe Reijnders.

Në pjesën e dytë, emrin në listën e golashënuesve e vendosën edhe Calabria e Abraham. Goli i nderit për Sassuolon erdhi nga Mulattieri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb