Historia që do të trajtohet ditën e sotme në emisionin Me zemër të Hapur në News 24 e ka zanafillën shumë vite më parë. Ishte viti 2021 kur burri tregon se ra në burg dhe se bashkëshortja mbeti kryefamiljare me dy fëmijët e mitur.
Asaj kohe tregon burri, ju desh që të pranonte gjithçka vetëm që ata të ishin mirë. Gruaja i kërkoi të firmoste që të merrte fëmijët dhe të kërkonte azil në shtetin e Francës me premtimin që do ta priste bashkëshortin deri sa të dilte nga burgu.
Pikërisht këtu filloi kalvari i gjatë i konflikteve që sollën edhe divorcin. Aktualisht bashkëshorti nuk shikon dhe nuk takon fëmijët, ai deklaroi në dy emisione maratone shumë ngjarje në jetën e tyre bashkëshortore, por nga ana tjetër ndërhyrja e ish-gruas tronditi opinionin publik, ajo rrëfeu se ishte kërcënuar dhe dhunuar nga bashkëshorti.
Burri Kreshnik Lleshaj: Jam braktisur nga bashkëshortja, pasi rashë në burg. Burgun e kam bërë për shkak të dhunës ndaj motrës, por sot i kam raportet e mira me motrën. Ish-gruaja vazhdon të shkelë ligjet. Kur theva ligjet, unë bëra një vit burg. Unë kryeva detyrim, ndërsa ajo zonja nuk po kryen asnjë dënim që e meriton.
Më ka ndaluar të takoj fëmijët, ish-gruaja po shkel ligjet. Për mendimin tim, fëmijët janë rrëmbyer. Nuk e di ku janë fëmijët e mi. Ish-partnerja ka nisur një jetë të re. Fëmijët nuk njohin babanë biologjikë. Jam i sigurt që fëmijët janë të mitë dhe nuk mund të rrijnë me një njeri të huaj, që është partneri i ri i ish-bashkëshortes sime.
(BalkanWeb)