Për të parën herë në Ballkan u lancua nga kompania europiane Rentout International Ltd. aplikacioni inovativ Rentout.

Rentout është aplikacioni që ju jep mundësi falas, për tu regjistruar si individ apo kompani duke i dhënë automjetet tuaja me qira, pa u lodhur dhe me 0 komisione ndaj platformës. Pagesat kalojnë në llogarinë tuaj bankare ose i kërkoni në dorë, pasi rregullat i vendosni ju.

Me shkarkimin e këtij aplikacioni ju do të gjeni automjete me qira Ekonomike, Luksoze, Retro, Camper, Furgona dhe së shpejti automjete pune, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi.

Pse Rentout?
Rentout ofron zgjidhje për cdo dëshirë tuajën, si shofer ashtu edhe si pronar automjeti me:

Rezervime të sigurta online: Pas verifikimit të llogarisë tuaj, përjetoni rezervimin më të lehtë të automjetit në internet, duke eliminuar radhët e gjata dhe dokumentat që ju vine në e-mail.

Sigurim 100% me Kasko Ditore: Qetësia mendore është thelbësore për përdoruesit e Rentout, prandaj nga partneriteti me Sigal Uniqa, Rentout ju siguron paqen tuaj mendore gjatë gjithë udhëtimit dhe asistencë rrugore me 6 shërbime për 1 euro/dita.

Shumë shërbime ekstra: Çdo Qiradhënës vendos ofrimin e shërbimeve ekstra, të dorëzimit dhe marrjes së automjetit, shofer personal, “baby seat”, etj, duke u përkushtuar ndaj Klientit të tij dhe duke siguruar një përvojë pa problem, pasi garantor i procesit është aplikacionin.

Anulime falas: Shijoni fleksibilitetin e anulimit deri në 24 orë përpara pa pagesa shtesë dhe me një politikë mbrojtëse të rimbursimit.

Transparencë: Nuk ka kosto të fshehura, nuk ka kërkesa për kartë krediti dhe pa kosto shtesë për shoferët e rinj ose dytësorë.

Brenda këtij muaji, ju do mund të merrni me qira dhe automjete vetëshërbyese me super cmime, pa patur më nevojë të prisni në rradhë apo dorëzoni dokumenta. Pasi mund ti hapni automjetet nga aplikacioni dhe të merrni celsat brenda tij, pa dashur të takoni Qiradhënësit.

Objektivi i Rentout është të vendosë në një përdorim më të mirë 100.000 automjete duke krijuar infrastrukturën më të madhe të transportit në Ballkan dhe ndihmuar në reduktimin e miliona ton CO2 në atomsferë.

Së shpejti, aplikacioni do të jetë i disponueshëm edhe në Kroaci, Greqi, Rumani, Bullgari dhe Turqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: