Pas 9 ndeshjeve pa fitore, AF Elbasani u rikthyer te suksesi në sfidën përballë Bylis, një fitore shumë e rëndësishme që pritej të qetësonte ujerat në shtëpinë e Elbasanit, por në mënyrë të papritur, Roberto Bordin ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit.

Gazetari i News24, Fatmir Popja, raporton se drejtuesit e klubit kanë pranuar dorëheqjen e teknikut italian. Në fjalën e tij, Bordin theksoi se largohet për t’i dhënë mundësinë një trajneri të ri.

Bordin largohet në këtë mënyrë nga AF Elbasani duke lënë ekipin në vendin e 5-të në kuotën e 21 pikëve.

Lajmi i News24, për largimin e Bordin, u konfirmua edhe nga klubi i AF Elbasanit me anë të një njoftimi për mediat:

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: