Deputeti Bledion Nallbati u shpreh se mazhoranca ka 12 vite që “masakron” njerëz dhe sot tenton të shfaqë dhembshuri me propozimin për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale.

Ai shton se nuk është normale që të miratohen ligje që i vijnë mazhorancës me SMS, referuar faktit që opozita pranon se nuk është njoftuar në lidhje me propozimin paraprakisht.

“Moj zonjë, tani u duk ashiqare se ato fletët e bardha paçavure ishin me firma dhe nuk kishte asnjë projekt-ligj dhe ju nuk mund të talleni. T’ju sjellin ligje me SMS dhe ju të na i thoni në moment të fundit. I votojmë para e pastaj i shqyrtojmë.

Është hipokrizi që ky projekt-ligj të vijë 12 vite pasi janë masakruar qytetarët e thjeshtë me ndërtime të thjeshta në banesat e tyre.

“Me këtë dhembshurinë e faljes së gjobave na këputët shpirtin me thënë të drejtën, ju që keni 12 vjet që masakroni njerëzit dhe arrestoni hallexhinj që ndërrojnë çatinë e që ndërrojnë një dritare. Tani u kujtuat, vutë dorën në zemër e u bëtë të dhembshur. Ky është një turp i madh dhe nuk ka rob që e ha. Na jepni një mjekim se nuk na mban zemra me këto…Ne patjetër jemi kundër kësaj, kemi 12 vjet që ulërasim për këtë. Turp që i bëni se nuk i beson njeri këto!”, deklaroi Nallbati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb