Të udhëhequr nga Ardian Ismajli, Empoli vë në jetë një kryevepër të vërtetë, duke siguruar një biletë për në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Ekipi toskan triumfoi brenda në Firence duke mposhtur Fiorentinën pas ruletës së penalltive, ndërkohë koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2.
Ekong befasoi Fioren pas vetëm 4 minutash duke kaluar Empolin në epërsi. Me fillimin e pjesës së dytë, Fiorentina përmbysi gjithçka duke realizuar dy gola me Kean dhe Sottil. Në minutën e 75-të, Esposito barazoi shifrat në 2-2 duke bërë që ndeshja të shkonte te penalltitë pasi rezultati mbeti i pandryshuar. Nga 11 metra distancë, Empoli ishte më i saktë teksa realizuan 4 nga 5 penallti.
Në përfundim të ndeshjes, Ismajli u vlerësua nga mediat italiane me notën 6,5: “Një tjetër paraqitje e madhe sezonale në mbrojtje. Arriti të limitojë një lojtar si Kean, si shumë pak të tjerë në këto muaj”.
(BalkanWeb)