E ardhmja e Edoardo Bove mbetet e gjitha për t’u përcaktuar. Pasi kaloi frika, tani është koha për të reflektuar. Futbollisti italian është i qetë, i qeshur, por mbetet ende i shtruar në spital.

Bove ndoqi nga televizioni edhe sfidën e fundit që ekipi i tij Fiorentina zhvilloi përballë Empolit në Kupë. Është e qartë që Bove ka probleme kardiake, për këtë arsye po vlerësohet mundësia për t’i vendos defibrilator, ashtu siç është bërë edhe me Cristian Eriksen.

Nëse Bove do të vendoste atë aparaturë nuk do të ketë mundësi të luajë në Serie A, pasi në Itali është e ndalur me ligj, por si në rastin e Erkisen, edhe italiani mund të luaj në Angli apo Holandë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: