Edmond Veseli, 56 vjeç, banor i lagjes nr. 2 të qytetit të Krujës, ka humbur prej 6 ditësh. Ai është parë për herë të fundit më 30 nëntor rreth orës 2:30 të pasdites, në afërsi të gjimnazit të Krujës. Edmond, ose siç njihet ndryshe “Edi i Derexhikut” (pasi shpesh viziton Pazarin e Vjetër), nuk është parë më nga kjo datë.

Familjarët e tij kanë bërë denoncim në Policinë e Krujës 24 orë pas humbjes së tij, por deri tani, asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë për gjetjen e tij. Ata kanë shprehur shqetësimin se nuk ka asnjë efektiv të angazhuar në kërkime, dhe patrullat e policisë nuk kanë asnjë foto sinjalizuese të tij.

Vëllai i tij, Altini, ka bërë apel për ndihmë, duke kërkuar nga kushdo që mund të ketë informacion apo e ka parë Edmondin, të ndihmojë në lokalizimin dhe gjetjen e tij. Sipas familjes, Edmondi nuk ka pasur probleme me shëndetin mendor dhe nuk ka pasur konflikte me askënd. Telefonata e tij ka qenë e fikur që nga dita e shtunë, ditën që ai është larguar. Ai ka qenë i veshur me një xhup ngjyrë blu dhe pantallona ngjyrë bezhë.

Veseli2
Veseli2

Për çdo informacion, mund të kontaktoni vëllain e tij, Altinin, në numrin e telefonit: 0683221670.

(Ba

Veseli1
Veseli1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: