Në selinë e Partisë Demokratike po mbahet takim mes zyrtarëve të PD-së dhe atyre të OSBE ODIHR. Gazetari Osman Stafa në një lidhje live në News 24 tha se OSBE ODIHR do aktivizohet në muajin maj, në vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Po në selinë e Partisë Demokratike, në orën 14:00, kreu demokrat Sali Berisha do të takojë drejtuesit politikë të qarqeve.

Takimi ka nisur që në orën 13:00 mes një përfaqësie të ODHIR dhe zyrtarëve të PD. Në maj ODIHR pritet të aktivizohet për zgjedhjet e 2025. Misioni i ODIHR do përcaktojë sesa do jetë numri i vëzhguesve, të përcaktohet edhe shefi i misionit të ODIHR, që do të shikojë zgjedhjet, ku PD kërkon qeveri teknike, duke thënë se është forma e vetme për zgjedhje të lira. Ka 50 minuta që takimi po zhvillohet në selinë e PD-së.

Ndërsa në orën 14:00 do zhvillohet një tjetër takim mes Sali Berishës dhe drejtuesit politik të qarqeve për zgjedhjet e 2025, por edhe në lidhje me mosbindjen civile”, raportoi gazetari i News 24, Osman Stafa.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: