Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Gjirokastër ka dhënë vendimin për çështjen penale nr. 928, e cila përfshinte ish-drejtuesin e Zyrës Vendore të Pasurive të Paluajtshme, Florjan Taçi dhe dy ish-punonjës të këtij institucioni, Julian Nanuçi dhe Alban Memishaj
Gazetarja Brikena Metaj raportoi për Balkanweb se në një seancë gjyqësore të drejtuar nga gjyqtarja Nertila Përallaj, trupi gjykues shpalli të pandehurit fajtorë për disa vepra penale, duke përfshirë shpërdorimin e detyrës, mashtrimin dhe falsifikimin e dokumenteve.
Sipas vendimit të gjykatës:
- F.T., ish-drejtues i institucionit, u dënua me një dënim përfundimtar prej 4 vitesh burgim për kryerjen e tre veprave penale, ndër të cilat “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Mashtrimi”. Gjithashtu, ai humbi të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
- A.M., ish-punonjës i institucionit, u dënua me 2 vjet e 8 muaj burgim për “Mashtrim” dhe “Falsifikim dokumentesh”.
- J.N u dënua me 8 muaj burgim për “Falsifikim dokumentesh”.
Gjykata urdhëroi gjithashtu Drejtorinë Vendore të ASHK Gjirokastër të korrigjojë të dhënat në regjistrat e pasurive të paluajtshme, pas identifikimit të dokumentacionit të falsifikuar.