Pak ditë më parë profesor Sami Repishti u nda nga jeta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në moshën 99 vjeçare. Universiteti i Shkodrës ku profesor Repishti dha kontributin e tij, në bashkëpunim me familjen zhvilloi homazhe në nder të kësaj figure të shquar të kombit shqiptar. Mbesa e profesor Repishtit, Ardita Repishti lexoi një mesazh në emër të familjes.
Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci tha se ndarja nga jeta e Sami Repishtit është një humbje e madhe ndërsa shtëpia e tij pritet të kthehet në muze.
Rektori i universitetit të Shkodrës Tonin Gjuraj vlerësoi figurën e Sami Repishtit si një prej intelektualëve më të shquar shqiptar…
Profesor Sami Repishti është një prej të mbijetuarve nga regjimi komunist pasi u burgos. Gjithë jetën e tij ia kushtoi studimeve dhe letërsisë. Eshtë autor i më shumë se 100 studimeve e artikujve me tema shqiptare dhe të Drejtat e Njeriut ndërsa ka botuar librat “Nën hijen e Rozafës” dhe “Pika Loti” si dhe ka kontribuar për çështjen e Kosovës.