Në emisionin me “Zemër të Hapur” është trajtuar krimi horror në Greqi, ku Kastriot Cenko vrau bashkëshorten e tij, Alba, me dyshimet se e kishte tradhtuar. Krimi i rëndë ndodhi 1 javë para se vetë autori të pohonte se kishte vrarë bashkëshorten e tij.

Alba Cenko nga Fieri është gruaja që ka humbur jetën në Greqi. Ajo është vrarë një javë më parë nga bashkëshorti Kastriot Cenko në ambientet e shtëpisë, por trupi është zbuluar nga efektivët e Policisë greke vetëm 1 jave pas ngjarjes.

39-vjeçari, po nga qyteti i Fierit, e ka goditur me çekiç në kokë gruan duke bërë që ajo të humbasë ndjenjat dhe të rrëzohet përtokë. Më pas, Kastriot Cenko e ka mbytur me duar, e ka mbështjellë trupin e pajetë me çarçaf dhe e ka fshehur në dhomën e tyre.Të nesërmen në mëngjes fëmijët janë zgjuar nga gjumi, janë bërë gati për shkollë dhe kur pyetën babain se ku ishte nëna e tyre, Kastrioti u tha se Alba kishte shkuar në punë.

Fëmijët kanë shkuar në shkollë dhe më pas autori i ka çuar te vëllai i tij. Dy fëmijët janë kthyer në shtëpinë e tyre dhe aty babai 39-vjeçar ka vendosur të thërriste policinë dhe të rrëfente krimin. Thirrja është bërë pak pas orës 18.00 të pasdites me orën greke dhe kur efektivët kanë mbërritur, kanë ndjerë erën e keqe që vinte nga papafingo.

Paraprakisht, mediat greke raportojnë se gjithçka ka ndodhur kur gruaja, sipas pretendimeve të Kastriotit, ka marrë një telefonatë nga një mik i tij dhe ka hyrë në tualet për të folur. 39-vjeçari e kishte parë telefonin, u zemërua dhe vendosi të vriste gruan e tij, Alba Cenkon.

“Më verboi xhelozia dhe e vrava”, ka deklaruar Kastriot Cenko para oficerëve, duke pranuar krimin makabër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb