Kriza e skuadrave të Manchesterit duket sikur nuk ka fund këtë sezon në Premier League.
Manchester City nuk është shëruar ende. Fitorja në mesjavë ndaj Nottingam Forrest krijoi vetëm iluzionin se ekipi kampion i Pep Guardiolës kishte lënë pas momentin e krizës së rezultateve, pasi të shtunën “qytetarët” u ndalën sërish, këtë herë në barazimin 2-2 ndaj Crystal Palace. Vendasit realizuan që në minutën e 4 me Munoz, pas një rreshtimi të gabuar të prapravijës së Cityt. Miqtë barazuan me të përhershim Halland, që përfitoi me kokë nga dalja jo e studiuar mire e portierit të Palace. Megjithatë vendasit nuk u dorëzuan teksa në minutën e 11 të pjesës së dytë, pas një goditje këndi ishte Lacroix që me kokë risolli avantazhin për londinezët. Në minutat e mbetura 20 vjeçari Rico Lewis ishte protagonist për Manchester Cityn, fillimisht duke gjetur golin e barazimit në minutën e 68, ndërsa 6 minuta nga fundi i lojës, duke u larguar me kartonin e dytë të verdhë nga loja. Përfundimisht një barazim 2-2, që rëndon mbi Cityn, që aktualisht ndodhet në vendin e 4 me 27 pikë.
Humbja e dytë radhazi për skuadrën tjetër nga Manchesterit, United të Ruben Amorim. Pas disfatës në Emirates ndaj Arsenal në mesjavë, “Djajtë e Kuq” befasohen në shtëpi nga Nottingam Forrest me rezultatin 2-3. Miqtë e pane veten në disavantazh shumë shpejtë, pas golit të serbit Milenkoviç me kokë që në minutën e 2. Megjithatë do të vinte minuta e 18, kur Hojlund do të rivendoste barazpeshën, duke krijuar idenë se United do të realizonte kthesën. Bruno Fernadez goditi traversën pas një goditje dënimi. Por kur nuk shënon do ta pësosh, thuhet në ligjin e pashkruar të futbollit dhe miqtëe Forrest e bëjnë dy here madje me rifllimin e pjesës së dytë me Gibbs-White dhe Wood.
Bruno Ferandez rihapi ndeshjen në minutën e 61, por pavarësisht tentativave, United nuk mundi dot të evitonte këtë humbje, e cila e mban ende shumë larg ekipeve të vendeve të para, me skuadrën e Amorim që ndodhet në kuotën e 19 pikëve në vendin e 13, – 8 pikë nga rivalët e qytetit City që mban pozitën e 4 në renditje.