Haxhi Dedë Edmond Brahimaj dekorohet nga shoqata atdhetare “Tomorri” me titullin më të lartë të nderit. Në një ceremoni në Akademinë e Shkencave, ku merrnin pjesë shumë figura të njohura publike Baba Mondi u nderua me titullin e lartë nga kjo shoqatë me motivacion “Për kontributin e pakursyer që jep në drejtimin dhe ndërkombëtarëzimin e njohjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, vlerave të saj unikale dhe atdhetare. Mesazhet e dashurisë, respektit, vëllazërisë, tolerancës e bashkëveprimit ndërfetar në Shqipëri dhe në botë. Ndihmesa e tij në pelegrinazhin kombëtar dhe ndërkombëtar në Malin e Tomorrit dhe trevat rreth saj, si dhe bashkëpunimi dhe mbështetja ndaj Shoqatës Kulturore Atdhetare “Tomorri” në vite”.

Dekorata iu dorëzuar nga kreu i Shoqatës “Tomorri”, Presidenti i Hysenbelliu Group Irfan Hysenbelliu, Spartak Braho dhe nënkryetari i shoqatës Fatos Cerenishti.

Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri” në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave i ka dorëzuar titullin “Nderi i Shoqatës Tomorri”, kryegjyshit Botëror Bektashian Shenjtërisë së tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, teksa është shfaqur dhe një dokumentar për veprimtarinë dhe figurën e kreut të bektashinjve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: