Presidenti i Hysenbelliu Group Irfan Hysenbelliu ka marrë pjesë sot në nderimin e kryegjyshit Botëror Bektashian Shenjtërisë së tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj nga Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri” në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave.
Duke dhënë një mesazh në ceremoninë e organizuar për këtë qëllim, z.Hysenbelliu uroi Baba Mondin dhe e cilësoi të merituar këtë nderim për të.
“E uroj Baba Mondin, vërtetë e meritonte atë dekoratë që mori. Uroj dhe të gjithë pjesëtarët që kanë kontribuar këtu dhe i bashkohemi dhe unë këtij kontributi dhe veçanërisht Musait për këmbënguljen.
E them me shumë zemër që këtë përgjegjësi që ka marrë është një detyrë shumë e fortë, i uroj shumë suksese”, tha z.Hysenbelliu.
Spartak Braho tha se ky aktivitet zë vend në ata më cilësorët që bën shoqata. “Ne na mjafton kjo shoqatë. Të tërë do vijnë do futen në gjirin e kësaj shoqate. Së dyti, i uroj Baba Mondit për medaljen e veçantë. Është një nder i madh dhe për ne që marrim pjesë në këtë evinement sepse bektashizmi sot është një fe që promovon paqen. Bektashizmi ka një drejtim, Shqipërinë”, tha Braho.