Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhia ka bërë një deklaratë në Ditën e Rinisë duke fajësuar qeverinë për largimin e të rinjve nga vendi. Ajo theksoi se PL ka një program të qartë dhe të realizueshëm në mbështetje të rinise. ‘Le t’i afrojmë fëmijët tanë pranë Partisë së Lirise, si partia me patriotike, si partia qe u ka dhënë gjithmonë rëndësi te rinjve’, theksoi Haxhia.

Deklarata e Plote

Përshëndetje!
E ardhmja u perket te rinjve, Shqiperia u perket te rinjve.
Rinia eshte forca jone e ndryshimit. Eshte shpresa jone.
Partia e Lirise e ka Forumin Rinor pjese te rendesishme te aksionit opozitar dhe eshte e bindur se ndryshimi ne Shqiperi do te vije nga te rinjte tane, ashtu sic ndodhi ne 8 dhjetor te vitit 1990.

Jo me kot, Narkoqeveria ka realizuar nje axhende te qellimshme per te mos i perkrahur te rinjte, per t’i demotivuar, per t’i lene te paarsimuar dhe te papune.
Kjo Rilindje, qe vetem i turperon Rilindasit tane, nuk zhvillon arsim e kulture, por vetem organizata kriminale. Prishja e Teatrit Kombetar, mbyllja e Muzeut Kombetar e shume te tjera jane plan per humbje te identitetit kombetar.

Te rinjte tane duan nje perspektive te qarte per te ardhmen, dhe ajo nuk mund te jete krimi. E ardhmja e femijeve tane eshte ne Shqiperi dhe tani eshte koha te marrin ne dore fatin e tyre. Eshte koha te shkunden nga apatia per politiken. Nuk ka menyre tjeter per t’ia kthyer pushtetin njerezve, pervecse nepermjet politikes. Politika nuk eshte gogoli, nuk eshte e keqja. E keqja e ketij vendi jane te Babeziturit qe nuk ngopen duke e vjedhur kete vend. Te pameshirshmit per te varfrit. Lluksozet ne kurriz te popullit.

Le t’i afrojme femijet tane prane Partise se Lirise, si partia me patriotike, si partia qe u ka dhene gjithmone rendesi te rinjve.
Por mbi te gjitha, si partia e Meritokracise. Cdo i ri, cdo anetar, do te vleresohet mbi bazen e kontributit, duke mos u penguar nga burokracite partiake. Ne do te motivojme me ane te nje vleresimi objektiv, cdo angazhim te te rinjve. Perfaqsimi i tyre ne cdo forum eshte ne masen 30% dhe cdo mendim apo iniciative e tyre gjen gjithmone perkrahjen e strukturave tona.

Partia e Lirise ka nje program te qartekonkret dhe te realizueshem ne mbeshtetje te te rinjve.
● Mbeshtetje te bizneseve te te rinjve, financim ne fushen e IT dhe inovacionit . 20 000 euro grant per cdo te ri deri ne 25 vjec qe fillon biznes social apo start up.
● Dyfishim te buxhetit per arsimin dhe reforme te thelle ne kurrikulat shkollore.
● Kredi per ciftet e reja, 20 000 euro, ku interesat i paguan shteti.
● Ofrimi i shtepive per ciftet e reja, sipas modelit hungarez, krijimi i fondit te banesave per ciftet e reja, blerje me kosto e banesave te pashitura.
● Rritje punesimit te te rinjve qe perfundojne studimet duke i integruar ne bizneset private dhe administrate sipas Meritokracise dhe jo Nepotizmit.

Partia e Lirise sot eshte shembull sesi do te funksionoje Qeveria neser. Gjithesecili do te marre ate qe meriton.
Te rinjte tane meritojne me shume, prandaj ne i perkrahim dhe besojme se te rinjte do te sjellin ndryshimin.
Te rinjte tane do ta permbysin edhe njehere diktaturen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: