Në Dropull është konstituuar Kryesia e parë e degës së Partisë Demokratike. Lajmi u bë me dije nga deputeti demokrat, Tritan Shehu.

Deputeti i PD deklaron se pas kësaj, nis përgatitja për betejën e madhe politike të 11 majit, tashmë edhe në Dropull, si degë e veçantë.

“Dropull, konstituohet Kryesia e pare e Deges se PD.

Mbas nje procesi transparent e te lire zgjedhor, perfundon procesi i krijimit te deges se PD, Dropull.

Me tej pregatitjet per betejen politike.

Tashme si dege e vecantë”, shkruan Shehu.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb