Kryesia e Partisë Socialiste ka dalë me disa vendime ditën e sotme. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se Blendi Klosi është caktuar drejtues politik në qarkun e Dibrës, duke zëvendësuar në këtë detyrë Blendi Gonxhen.

Në mbledhjen e drejtuar nga kryeministri Edi Rama ku kanë marrë pjesë edhe drejtuesit e bashkive që drejtohen nga PS në të gjithë vendin pjesëmarrja ka qenë online dhe është diskutuar për forcimin e punës dhe angazhimin e strukturave partiake në funksion të votës së Diasporës dhe bindjes së shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për të votuar PS-në në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ndërkohë që janë marrë dhe vendimet për plotësimin e vendit vakant të drejtuesit politik në Dibër, ku është vendosur zyrtarisht që Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi do të jetë dhe drejtuesi politik.

Blendi Gonxhe ka nisur punën si drejtues politik në qarkun e Tiranës por me fokus zonën e Kombinatit, Njësinë nr.6.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb