Plot 4500 dosje i ka dorëzuar Europol autoriteteve greke lidhur me komunikimet në platformat e kriptuara “Sky ECC” por edhe “Encrochat” të zhvilluara në territorin e Greqisë. Lajmi është bërë publik nga gazeta greke “Ta NEA”, sipas së cilës pritet të hidhet dritë mbi çështje që kanë të bëjnë me vrasjet, drogën, armët, gjobvënien dhe trafikun e klandestinëve.

Në këto 4500 dosje, sipas së njëjtave burime, janë rreth 25.000 mesazhe të shkëmbyera mes personazheve të krimit, ku një pjesë të rëndësishme e zënë shqiptarët.

Hetimi është kompleks dhe i gjatë, si në rastin e goditjes së një grupi shqiptaro-grek të trafikut të drogës, për të cilin u zhvilluan rreth 9 muaj hetime që përfunduan me dhjetëra arrestime pak ditë më parë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë “Kathimerini” ka arritur të sigurojë dhe fotografi të shkëmbyera gjatë komunikimeve në një dosje të hetuar, që çoi në arrestimin e një oficeri grek policie dhe dy trafikantëve droge, një shqiptar e një grek. Një nga fotot paraqet një letër ku janë të shënuar disa numra telefoni të vëna në përgjim nga anti-droga, të cilën oficeri i policisë ja dërgon në “Sky ECC” një prej trafikantëve, për ta mbrojtur nga ndonjë përfshirje e mundshme e tij në hetim. Fotografi të tjera përfshijnë sasi droge të sekuestruara nga policia, njëra prej të cilave i përket një ngarkese të madhe me marijuanë, e cila nga paketimi duket e prodhimit shqiptar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: