Në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti, në News24, u trajtua ngjarja që tronditi opionin publik, ku bashkëshorti, Kastriot Cenko vrau gruan e tij, Alba Cenko në Athinë dhe i fshehu trupin për një javë në papafingo.

Nga dëshmitë e fqinjëve në Shqipëri thuhet se mes tyre nuk dinë të kenë pasur probleme dhe se kanë qenë shumë mirë me njëri-tjetrin. “Këta janë njerëz shumë të mirë, po se si e bëri këtë gjë ky djalë nuk e di. Sa ka qenë këtu kanë qenë shumë mirë me njëri-tjetrin se çfarë ka ndodhur andej nuk e di. Këta ka qenë shumë njerëz të shkëlqyer, jemi shumë të lodhur, shumë të mërzitur, ajo ka qenë një vajyë shumë e mirë, kemi mbetur të habitur se si ai e bëri këtë gjë’, është shprehur banori i zonës.

“E mora vesh lajmin nga TV, na vjen shumë keq nuk e dimë se si ndodhi. Ne dimë se ka qenë mirë me njëri-tjetrin, nuk di të kenë pasur probleme. Nuk e di se çfarë të themi, jemi tronditur”.

“E morëm vesh lajmin nga Facebook, ata kishin një javë që e kërkonin, kishin bërë dhe denoncimin. Nuk e di se si ka qenë marrëdhëniet burrë e grua, por s’kemi dëgjuar të kenë pas probleme”, thotë fqinja e çiftit.

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 u komentuan edhe deklaratat e Kastriot Cenkos i cili ka rrëfyer para hetuesve grekë detajet e krimit tronditës.
Ai ka thënë se gjithçka e ka bërë nga xhelozia pasi kishte dyshime se bashkëshortja e tradhtonte me shokun e tij.

Kastriot Cenko e ka mbytur gruan me duar. Trupin e pajetë ai e ka mbështjellë me çarçaf dhe e ka fshehur në dhomën e tyre. Të nesërmen në mëngjes fëmijët janë zgjuar nga gjumi, janë bërë gati për shkollë dhe kur pyetën të atin se ku ishte nëna e tyre, Kastrioti u tha se Alba kishte shkuar në punë.

Fëmijët kanë shkuar në shkollë dhe më pas autori i ka çuar te vëllai i tij.

Dy fëmijët janë kthyer në shtëpinë e tyre dhe aty babai 39-vjeçar ka vendosur të thërriste policinë dhe të rrëfente krimin.

Kur efektivët kanë mbërritur, kanë ndjerë erën e keqe që vinte nga papafingo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb