Kreu i SPAK, Altin Dumani u vlerësua nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një ndër 10 kampionët globalë të luftës kundër korrupsionit për vitin 2024.
Sekretari i Shtetit Anthony Blinken i dha dekoratën Altin Dumanit, ndërsa e vlerësoi punën e tij dhe të Prokurorisë së Posaçme në betejën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
DASH postoi në faqen në rrjetin social X edhe dekoratën e Dumanit. Ndërsa vlerësimit iu bashkua edhe Byroja kundër Narkotikëve, që i shprehën “urimet” Altin Dumanit, si një nga 10 kampionët e 2024.
“Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit e njeh Altin Dumanin si një kampion kundër korrupsionit për udhëheqjen e tij si Kryeprokuror i Posaçëm, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me integritet, profesionalizëm dhe guxim”.
Congratulations to 🇦🇱’s Altin Dumani, one of @StateDept’s 2024 Anti-Corruption Champions! #UnitedAgainstCorruption #ACCA2024 #IACD2024 pic.twitter.com/si10TpCczM
— US Dept of State INL (@StateINL) December 9, 2024
(BalkanWeb)