Avokati i njohur Gylsen Zhllima ka qenë mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” në Neës24, ku ka folur për çështjet e pronës. Ai tha se ligji 7051 ka sjellë më shumë çështje në gjykatat shqiptare. Sipas avokatit, qëllimi i këtij ligji ishte që fshatari ta shfrytëzonte tokën për të prodhuar, dhe jo të ishte pronar duke jetuar jashtë vendit.
“Mbingarkesa në sistemin gjyqësor në vend, çështjet më të mëdha, pronat. Ligjvënësi në 2020 ka bërë ligjin 2020 për ligje që kanë të bëjnë me pronën. Iniciativa ishte e mirë, por nga praktika gjyqësore është e keqe.
Duke u marrë posaçërisht me 7501 është ligji që ka sjellë më shumë çështje në gjykatat tona. Nuk dëmtonte fshatarët por i bënte zot të pronës sepse jetonin në atë vend. Ky ka qenë qëllimi fillestar i tij. Sipas ligjit të asaj kohe tokën duhet ta kishte vënë në prodhim, jo duke qenë pronar dhe jetoj në Amerikë apo Itali. Jepej për shfrytëzim. Shfrytëzimi nënkupton përdorimin. Për të zhvilluar komunitetin, jo se me atë ligj të quheshe pronar. Ky ka qenë qëllimi”, tha avokati.
Sipas tij, ligji i privatizimit, i legalizimit, i kthimit të pronave nga 1944 janë ligje të tjera. Nuk mund të futen në një ligj të posaçëm pse është prona.
Avokati u pyet nga qytetarët edhe për kontratat me kompanitë telefonike ose të internetit. Zhllima porositi për kujdes kur firmoset pasi prishja e një kontrate në mënyrë të njëanshme sjell penalizime.
“Kur ju bëni një kontratë me një subjekt privat dhe është komunikim telefoni apo interneti, ju vendosni firmën tuaj dhe nëse e mbyllni jashtë afatit të nënshkruar në kontratë, pala tjetër ju detyron të paguani penalitetet. Në rast se ju refuzoni pas 2-3-4-5 vitesh ajo kompani shikon kush janë borxhet e këqija dhe i çon te një përmbarues dhe i ekzekuton. Është detyra e qytetarit kur bën një konflikt të tillë duhet të bëjë pagesën e penalitetit. Kontrata kur bëhet mes dy palëve ka fuqinë e ligjit. Nuk duhet të konfirmoni asnjë rinovim të asnjë kontrate me subjektin kur ju marrin në telefon. Duhet të shkoni te vendi, te subjekti”, tha avokati.
Po në rast se kontrata shkelet nga pala tjetër, nuk e jep shërbimin si veprohet?
“Në fund të kontratës është një pikë mosmarrëveshjet. Qytetari duhet të shkojë në gjykatën civile”, tha avokati.