Në kuadër të 108 vjetorit të krahinës autonome të Korcës është mbajtur një ekspozitë e veçantë në kujtim te Patriotéve dhe çetave patriotike që luftuan dhe dhanë jetën e tyre per arRitjen e këtij qëllimi, krijimin dhe konsolidimin e autonomisë në zonën e Korçës.
Ekspozita trajtohet dhe ndahet ne disa tematika të ndryshme te pasqyruara me foto dhe dokumenta si çetat Patriotike, shpallja e Krahinës autonome dhe krijimi i Shtetit të ri, ushtria Franceze dhe varret e francezëve ne Korçë, varri Monumental i Themistokli Gërmenjit, Frankofonia në qytet dhe materiale të kohëve të fundit.
Për ti koleksionuar të gjitha këto materiale ka qenë një punë sa e lodhshme aq edhe e bukur thotë koleksionisti Mirgen Shamblli.
Shpallja e Korçës krahinë autonome është një nga ngjarjet që ka shënuar historinë.
Rreth 180 dokumenta shumica prej tyre për herë të parë janë ekspozuar në shtëpinë e flamurit në Korçë.
Shtëpia e Flamurit në Korçë është parashikuar të këthehet në një muze historik dhe tradicional.
Erion Nexhipi kryetar i qarkut sqaron se janë siguruar edhe fondet që do të finalizojnë këtë projekt për të pasqyruar këtë koleksion por edhe shumë të të tjerë me elementë të historisë së Korçës.
(BalkanWeb)