Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko konfirmoi të martën praninë e armëve bërthamore në Bjellorusi.

Lukashenko tha se disa dhjetëra armë bërthamore janë sjellë tashmë në republikë.

Udhëheqësi bjellorus theksoi se përdorimi i armëve bërthamore nënkupton përgjegjësi të madhe, duke pasur parasysh përvojën e Hiroshimës dhe Nagasakit, sepse pas bombardimeve të qyteteve japoneze askush tjetër nuk përdori armë të tilla.

Gjatë takimit me punonjësit e ndërmarrjes POZHSNAB në Borisov, Lukashenko tha gjithashtu se çështja e vendosjes së sistemit raketor rus Oreshnik në vendin e tij është tashmë në shqyrtim.

Pala bjelloruse po mendon se në cilat vende mund të instalohet Oreshnik. Ka rreth 30 vende të mundshme në republikë, shtoi ai.

Udhëheqësi bjellorus theksoi se objektivat për shkatërrim në territorin e një armiku të mundshëm do të përcaktohen nga Minsku, jo nga Moska.

Në të njëjtën kohë, pala ruse do të ndihmojë në funksionimin e komplekseve që do të vendosen në të ardhmen në Bjellorusi, tha Lukashenko.

Presidenti rus Vladimir Putin tha më 6 dhjetor se ai e konsideronte të mundur vendosjen e sistemit raketor Oreshnik në territorin e Bjellorusisë në gjysmën e dytë të 2025.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb