Policia ka bastisur zyrën presidenciale një javë pas përpjekjes së dështuar të Presidentit Yoon Suk Yeol për të vendosur ligjin ushtarak në vend. Sipas raportimeve, Yoon nuk ishte në zyrë në atë kohë. Hetuesit ishin ngarkuan për gjetjen e të dhënave në lidhje me mbledhjet e kabinetit të mbajtura natën e shpalljes së ligjit ushtarak.
Agjencia Kombëtare e Policisë, Agjencia Metropolitane e Seulit dhe Garda e Policisë së Asamblesë Kombëtare u bastisën gjithashtu.
Bastisja nga ana e policisë në zyrën presidenciale erdhi fill pas lajmit se ish-ministri i mbrojtjes i Yoon, Kim Yong-hyun, tentoi vetëvrasjen ndërsa ndodhet në paraburgim në Seul, ku mbahet që prej së dielës.
Kim u bë personi i parë i arrestuar për dekretin e ligjit ushtarak të 3 dhjetorit dhe tani përballet me akuza, duke përfshirë “angazhim në detyra kritike gjatë një kryengritjeje” dhe “shpërdorim të autoritetit për të penguar ushtrimin e të drejtave”.
Dy zyrtarë të lartë të policisë u arrestuan gjithashtu në orët e para të së mërkurës, teksa hetimi për trazirat politike të shkaktuara nga shpallja e ligjit ushtarak u rrit.