Analisti Fatos Lubonja duke komentuar Opinionin e Komisionit të Venecias në “Opinion” në News24,  lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka, tha se mazhoranca nuk ka asnjë interes që të nxjerrë nga politika ish-ministren, që e cilësoi një besnike të Kryeministrit Edi Rama.

Lubonja tha se rasti i Xhaçkës është flagrant, pasi kemi në burg ish-Kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, për këtë çështje.

“Çështja është që askush nuk po merret me thelbin. Kuvendi duhet të dorëzojë çështjen në Kushtetuese, e cila ka dhënë shumë vendime në favor të mazhorancës. Ajo që unë shoh në thelb është që mazhoranca nuk dëshiron të lëshojë Olta Xhaçkën, ndoshta edhe për shkak të rrjedhjeve të shumta që ka pasur kjo mazhorancë apo për shkak të përplasjeve të brendshme që kanë”, tha Lubonja.

Ndërsa sa i takon mandatit të Holta Zaçaj në Gjykatën Kushtetuese, Lubonja tha se aktualisht kjo Gjykatë kontrollohet nga mazhoranca në raportin 8 me 1 në favor të saj. Lubonja tha se nuk diskutohet që  politika do të synojë të ketë ndikimin e saj, pasi deri më tani kemi vetëm një aktor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb