Kampionati shqiptar ka hyrë në një fazë të rëndësishme të sezonit, me skuadrat që tashmë i kanë të qarta idetë sa i takon objektivave që mund të realizohen. Specialisti i futbollit, Redi Jupi, në një intervistë për Sport News në News 24 vlerësoi ndryshimet e bëra për mirë te Dinamo dhe foli edhe për derbin ndaj Tiranës.
Jupi, në bisedën e bërë me gazetaren Trevisa Tufa, u shpreh se Tirana ka mjaft mungesë mbështetje-je dhe se ky sezon do jetë shumë i vështirë për bardheblutë.
Redi, të jep më derbi kënaqësinë për ta shijuar, për ta parë, pse ka ndryshuar kaq shumë në kaq pak vite?
Ka një zbehje të interesit të përgjithshëm. Për ne që jemi njerëz të fushës, ka një rënie të nivelit teknik. Ndeshja e radhës ka njëfarë interesi të nivelit teknik, kjo më shumë për meritë të Dinamos, sesa të Tiranës.
Si të duket Dinamo sot, me Dajën në stol, të bind ky ekip?
Projekti nuk më ka bindur, ndryshimi i emrit, disa gabime në merkato, caktimi i trajnerëve apo marrja e disa lojtarëve në mënyrë të pastudiuar, ka bërë që ata që janë tifozë të Dinamos ta shikojnë me skepticizëm këtë projekt. Këtë vit ka ndryshim, ka projekt të mirë për afrimin e lojtarëve, duket i duhur. Dinamo është në një sfidë ekzistenciale, sicc janë të gjitha skuadrat e tjera. E para për Dinamon është krijimi i brendit dhe rikthimi i njerëzve. Me afrimin e Dajës, për ta plotësuar në drejtimin teknik, mendoj se janë në rrugën e duhur për të bërë diçka të kënaqshme për tifozët.
Çfarë derbi pret këtë herë, është e vështirë t’i gjesh të dy ekipet në formë, këtë herë vjen Tirana në krizë….
Tirana nuk është në krizë momentale, por ka kaluar një proces të rëndësishëm të ri-modifikimit. Pritshmëritë janë të mëdha, tifozët nuk duan t’ia dijnë, duan që ekipi i tyre të dali kampion.Tirana ka traditën e fortë, ka brendin e fortë, ka fanellën e rëndë, por financiarisht nuk është e mbështetur. U bënë dy faza dhe është mjaftueshëm për të parë që ekipi ka vështirësi teknike për të qenë te vendet e para.
4-A është e penalizuar Tirana, pse pikërisht tani, pas derbit kundër Partizanit, erdhi ai shpërthim i fortë i Refik Halilit?
Ajo që një pikë vlimi, që jo domosdoshmërisht është lidhur me atë ndeshje apo atë moment. Ishte diçka e akumuluar, ndoshta me të drejtë ato padrejtësi që i ka pësuar në kurriz. Bëhet fjalë për anën institucionale, teknike, si në prapaskena që mund të kenë pronarët e klubeve që kanë interesa financiarë, jo stadiumi, le të jemi të hapur. Nuk është se është pa të drejtë në protestën e tij. Tirana edhe është sulmuar në momente të caktuara. Tirana edhe është ndihmuar në rastin e 100 vjetorit për të dalë kampion, e ku e di unë se ccfarë. Kur merr disa përfitime dhe të vijnë mirë ato, është problem më pas që të jesh i besueshëm kur ngre zërin për një padrejtësi.
E sheh të rrezikuar Tiranën këtë sezon?
Tani ka një hendek teknik mes katër skuadrave të para dhe gjashtë skuadrave të tjera. Kemi nga Vllaznia e lart që kanë krijuar një diferencë pikësh me ekipet e tjera, kjo është e dukshme. Nga Elbasani e poshtë i shikoj të gjitha të rrezikuara. Ka edhe diferencë teknike që duket në fushë.
Në shijen tënde Redi, mes katër ekipeve të para, Egnatia, Partizani, Dinamo dhe Vllaznia, cili ekip të bind më shumë, cili është ekipi më i kompletuar për të synuar titullin?
Mua më duket Dinamo si skuadra më e plotë nga katër skuadrat e para për të shkuar deri në fund dhe për të qenë ajo ekipi kampion. Ka një logjikë në lojë, ka një bosht të rëndësishëm lojtarëve.
Do e fusja Partizanin në të njëjtin nivel, deri para këtyre lëvizjeve që po bëhen. Po shet lojtarë të rëndësishëm, të cilët janë të vështirë për t’u zëvendësuar. Edhe Egnatia nuk është larg. Pak më mbrapa e shikoj Vllazninë, nuk më bind. Nuk është ekip konsistent në ecurinë e saj.
Në fund, pas Partizani, emërimit të Veselinovic, bëri zhurmë edhe emërimi i Gvozdenovic, nuk po flas për kombësinë, por nga 10 ekip elitare 4 janë trajner të huaj, pse ky trend Redi, nuk kemi ne trajner të aftë, pse shkojmë shpesh tek të huajt, për të mos folur pastaj për trajnerin e kombëtares, strukturar në fshf etj, plot me të huaj, pse?
Mua kjo e Superligës që kemi 50% ose 40% trajnerë të huaj, kjo nuk rri fare, nuk qëndron, është pa sens. Ne kemi shumë licensa PRO. Ne licensa të trajnimit kemi 3000, 3000 e ca. Trajnerë me licenscën pro janë rreth 300, pra janë shumë, për 10 skuadra, po fusim edhe të Superiores. Të kesh 40% të huaj më duket diçka e pavend. Ne nuk kemi platformë tjetër për t’i promovuar ata. Në fund të fund për çfarë i japim këto licensa? Kujtojmë që Zabaleta në Kamzë e mori, edhe Tramezzani që ishte më përpara, këtu e kemi. Edhe djemtë tanë që luajnë jashtë, vijnë e marrin këtu.
(J.S/BalkanWeb)