Policia e Vlorës lajmëron se ka arrestuar një person, që dyshohet se vendosi tritol në lokalin “The Boss” pak ditë më parë.

Autori dyshohet se është shtetasi me inicialet B.M, 37 vjeç nga Vlora. Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

“Sot rreth ores 14’00 ne zonen e Xhamise eshte kapur autori i dyshuar per tritolin e vendosur ne bar-kafen ne Lungo-mare pak dite me pare. Autori me iniciale B.M 37 vjec eshte nga Vlora (i perket pakices rome) dhe po punohet per zbardhjen e  motiveve te ngjarjes”, njofton policia.

Shpërthimi i fuqishëm u dëgjua rreth orës 6:00 më 8 dhjetor 2024. Fatmirësisht shkaktoi vetëm dëme materiale.

Lokali, funksiononte si bar, restorant e piceri, në Lungomare ishte në pronësi të familjes së Bledar Birçajt i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij në lagjen ‘Hajro Çakërri’.

“The Boss” rezulton në pronësi të nënës së Bledar Birçajt, Resmie Birçaj. Më herët ishte dhënë me qira, por ishte rimarrë në administrim së fundmi nga pronarët, vëllezërit e viktimës së eliminuar 3 vjet më parë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: