Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Podgorie.
Sipas indormacioneve paraprake nga policia në aksident janë përfshirë dy mjete, ndërsa ka pësuar lëndime pa rrezik për jetën një prej drejtuesve të mjetit.
Aktualisht policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit ndërkohë i lënduari është transportuar në spital.