Rebelët sirianë kanë zbuluar një depo të madhe që shpërndante drogën Captagon. Qendra logjistike dhe rrjeti i prodhimit menaxhoheshin nga vëllai i Bashar Al Assad, gjeneral brigade Maher Al Assad. Dyshohet se në këtë “biznes”, ai bashkëpunonte me Iranin.

Captagon quhet ndryshe edhe si “droga e xhihadit”, për shkak se atë e kanë përdorur në mënyrë masive luftëtarët në Lindjen e Mesme, sidomos në Siri dhe në Irak.

Kjo substancë rrit qëndrueshmërinë, ul frikën, lodhjen e dhimbjen dhe shkakton eufori, duke e bërë atë stimuluesin ideal për luftime.

Ilaçi është shpërndarë gjerësisht në rajonet e Lindjes së Mesme, Afrikës dhe të Azisë. Këtë lloj substance, në 80 përqind të rasteve, e eksporton Siria.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb