Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Kamen” të qytetit të Peshkopisë, ku një konflikt për motive të dobëta mes dy të rinjve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Shërbimet e rendit kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit O.H., 18 vjeç, banues në Peshkopi.

Sipas hetimeve paraprake, O.H. ka qëlluar me thikë bashkëmoshatarin e tij, shtetasin F.K., 18 vjeç, pas një konflikti që përshkallëzoi në dhunë fizike. Viktima, i cili mbeti i plagosur, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende publike.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb