Atletico Madrid vijon serinë e rezultateve pozitive, teksa kësaj radhe “Los Cholchoneros” triumfuan pastër 3-1 në Wanda Metropolitano ndaj modestëve të Slovan Bratislavës. Për të besuarit e Diego Simeones gjërat u thjeshtuan që në pjesën e parë, me madrilenë që gjetën rugën e rrjetës dy herë, falë golave të Julian Alvarez dhe Antoine Grizmann. Penalltia e shndërruar në gol për miqtë me anë të Strelec, vetëm sa krijoi iluzionin se sfida mund të rihapej, pas 6 minuta më vonë ishte sërish Grizmann që shënoi golin e 3, që mbylli praktikisht llogaritë. Me këto 3 pikë, Atletico ngjitet në vendin e 11 me 12 pikë, ndërsa Slovan i jep lamturmirën kompeticionit, pas humbjes së 6 në po kaq ndeshje.
Fitore e pastër dhe pa shumë probleme arritën edhe “Topçinjtë” e mikel Artetës ndaj francezëve të Monaco. Arsenal fitoi me shifrat 3-0 në Fly Emirates duke mos vendosur për në asnjë moment në dyshim suksesin. Saka ishte protagonisti i mbrëmjes falë 2 golave të realizuar dhe një asisti të dhënë. Goli i parë erdhi në pjesën e parë, me Sakan që shtyu topin drejt rrjetës pas një pasimi perfekt nga e majta të Jesus. Për të dyfishuar shifrat menduan vetë miqtë që pas një gabimi brenda zonës së rreptësisë nuk e larguan topin si duhen me Sakan që përfitoi për të realizuar golin e dytë. Goli i tretë dhe i fundit i mbrëmjes u shënua nga gjermani Haverts 2 minuta nga fundi pas pasimit të Sakas. Përfundimisht Arsenal fiton 3-0, një fitore që e ngjit skuadrën e Artetës në vendin e 3 në renditje me 13 pikë, ndërsa Monaco mbete në vendin e 16 të renditjes me 10 pikë.