Deputeti demokrat Saimir Korreshi i është drejtuar kryeparlamentares Elisa Spiropali duke i kërkuar të lejojë Flamur Nokën të flasë nga foltorja.
“Ne nga Lushnja kemi edhe frikë kur na bërtet kështu. Mos na vono, jepi fjalën të mbarojë 3 minutëshin”, u shpreh Korreshi.
Megjithatë Spiropali insistoi se Noka e ka mbaruar fjalën e tij, ndërsa iu drejtua sekretarit të Përgjithshëm të PD që të ulet në vendin e tij.
Korreshi: O kryetare ka një gjë, s’mundet ta prishni, na jepni fjalën, ne nga Lushnja kemi edhe frikë kur na bërtet kështu. Mos na vono, jepi fjalën të mbarojë 3 minutëshin.
Spiropali: E mbaroi fjalën Noka. Ulu mos blloko foltoren!