Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar sërish zv. kryeministren Belinda Balluku se ka abuzuar me tenderat për rrugët, duke e ndarë 13 kilometra rrugë në 14 kontrata.
Ai u shpreh nga foltorja e Kuvendit, se më shumë është ai përfaqësues i elektoratit socialist dhe mbron më shumë interesat e tyre, se sa mazhoranca në pushtet.
“Kimia me lubi lotin, nuk e quaj më Balluku…
Kishit dëgjuar nga 2005-2013 të flitej loti loti? Jo u ndodhte. Kontraktohej rruga nga ktheva e Levanit në Telelenë, nga Farka në Elbasan, kjo ka sjellë modelin hyrje si Rama që priste gjoba për çdo hyrje pallati kjo për çdo lot tani.
Ti të kesh kurajë t’ia thuash, si mund të ndahen 13 km në 14 kontrata? Vij unë ua them në mbledhje po deshe se e përfaqësoj unë elektoratin socialist jo ti”, tha ai.