BalkanWeb mëson se mes emrave të arrestuar për trafikun e armëve nga Kosova e Shqipëria, wshtw edhe Euxhenio Manushi, djali i muzikantit Adriano Manushi i njohur si Ad Sybardhi.
Në sajë të operacionit janë janë gjetur 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore dhe 470 fishekë të llojeve të ndryshme.
Gjithashtu u janë sekuestruar edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.
I riu është arrestuar në flagrancë nga Antidroga e Tiranës tek rrethi i Kamzës 3 ditë më parë, më 9 Dhjetor, teksa udhëtonte në mjetin që drejtohej nga 24-vjeçari Klaudio Serjani, të cilit iu gjet një sasi prej 1.5 kg kokainë, me vlerë në treg 270.000 euro.