Një histori tronditëse është pasqyruar sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, ku një grua që jeton në kushte ekstreme po përballet me kërcënime serioze për jetën e saj.

Thirrja për ndihmë erdhi nga kushërira e saj, e cila kontaktoi redaksinë për të ndarë shqetësimin e madh që po përjeton.

Sipas rrëfimit, gruaja vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe jeton e vetme në një ndërtesë të rrënuar, pa ushqim, ujë, apo ndihmë të kujtdo.

Prindërit e saj kanë ndërruar jetë, dhe situata është përkeqësuar nga dhuna që ajo ka pësuar nga vëllezërit e saj, të cilët gjithashtu vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Aktualisht, ata ndodhen të shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës.

Ajo tregoi se gruaja la fjetur në banesë me kufomën e nënës së saj për rreth 10 ditë, ndërsa ka qenë viktimë edhe e abuzimit seksual dhe fizik nga ana e vëllezërve të saj.

Historia e saj është një thirrje për ndërhyrje urgjente nga institucionet dhe shoqëria, për t’i siguruar asaj ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb