Udhëheqësi i rebelëve sirianë u zotua të mbyllë burgjet e regjimit të ish-presidentit Bashar al-Assad. Forcat e rebelëve sirianë kanë treguar se planifikojnë të mbyllin burgjet famëkeqe që zotëruan regjimin e presidentit tashmë të larguar.

Lideri rebel Ahmed al-Sharaa, i njohur si Abu Mohammed al –Jolani deklaroi se do të zgjidhte forcat e sigurisë së regjimit sipas burimeve të agjencisë së lajmeve Reuters.

Pothuajse 60,000 mijë njerëz u torturuan dhe u vranë në burgjet e drejtuara nga Assad, tha grupi monitorues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Në në deklaratë të veçantë, Jolani tha se nuk mund të flitej për falje për ata që morën pjesë në torturimin ose vrasjen e të burgosurve.

“Ne do t’i ndjekim ata në Siri dhe kërkojmë nga vendet që të dorëzojnë ata që ikën në mënyrë që të arrijmë drejtësinë “ tha ai.

Ai deklaroi gjithashtu se ekipi i tij po punonte me organizata ndërkombëtare që të sigurojnë vendndodhjen e armëve kimike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb