Pas shumë vitesh mungesë, në Shkodër u rikthye Festivali Mbarëkombëtar i Humorit. Ikonat e estradës së Shkodrës bashkë me artistë të ftuar nga gjitha trojet shqiptare shkaktuan gaz e hare te publiku.

Emra si Zyliha Miloti, Besnik Çinari, Edmond Halili apo edhe të ftuar si Sevdai Radogoshi nga Kosova, Cekja i Beratit, artistët e STAND Up Comedy dhe grupi i aktorëve të rinj të Shkodrës dhuruan një mbrëmje të veçantë humori.

Drejtori i teatrit “Migjeni”, Arjan Çuliqi thotë se Festivali Mbarëkombëtar i Humorit ishte një prioritet i tyre prej kohësh.
Në ditët e sotme një shqetësim për estradën është mungesa e shkrimtarëve të humorit apo edhe humori banal që mbizotëron ekranet televizive.

Festivali Mbarëkombëtar i Humorit do të vijojë edhe për 4 ditë të tjera në teatrin “Migjeni”, për t’i dhuruar publikut pafund të qeshura përpara festave të fundvitit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb