P. Diddy ndodhet në paraburgim dhe do të dalë në gjyq në maj 2025 pasi autoritetet federale kanë ngritur akuza kundër tij që përfshijnë shantazh dhe trafikim seksual.
Vala e padive dhe akuzave me të cilat është përballur Combs është shtrirë së fundmi edhe tek Shawn Carter, i njohur si Jay-Z. Combs dhe Carter janë paditur për sulmin e dyshuar seksual të një vajze 13-vjeçare në një festë në vitin 2000 – një sekuencë ngjarjesh që mund të kërkojnë që Jennifer Lopez të flasë më në fund për ish-in e saj.
Lopez, e cila ishte në një lidhje 2-vjeçare me Combs në kulmin e famës së tij në fillim të viteve 2000, u pa në festën në të cilën pretendohet se Diddy dhe Jay-Z kanë sulmuar seksualisht një adoleshente. Një fotografi e rishfaqur duket se tregon Lopezin në mes të një konfrontimi të ashpër me Diddy-n në një klub nate pas ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards 2000, ku dyshohet se ka ndodhur incidenti.
Fotoja e zbuluar, e shkrepur më 7 shtator 2000, tregon Lopezin në një diskutim të zjarrtë me Combs, i cili mban një pije në dorën e djathtë dhe është mbështetur në murin pas Lopez me dorën e majtë.
Lopez ka hezituar të flasë për akuzat me të cilat përballet ish-i i saj prej shumë kohësh; J.Lo ka qenë e zënë me finalizimin e divorcit nga bashkëshorti i katërt Ben Affleck dhe promovimin e filmit të saj të ri të prodhuar nga Affleck, “Unstoppable”. Megjithatë, Lopez mbetet e lirë nga përfshirjet në ndonjë nga paditë e panumërta të Diddy-t.