Inter vijon të ketë emergjencë në fazën difesnsive. Mungesat e shumta bëjnë që skuadra e Inzaghit të ketë zgjedhje të detyruara për formacionin titullar. Lajme të këqija vijnë sërish nga infermieria zikaltër, teksa qendërmbrojtësi Francesco Acerbi, nuk ka mundur dot të rikuperohet në 100% pas dëmtimit që pësoi në sfidën e 10 Nëntorit. Ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj ish skuadrës së tij Lazios, që zikaltrit do të zhvillojnë ditën e hënë.

Për këtë arsye drejtuesit zikaltër do të tentojnë të përforcojnë këtë repart, që në merkaton dimërore. Emri i preferuar për Martottën, duket se është ai i mbrojtësit slloven të Udineses Jaka Bijol. Ai shihet si më i përshtatshmi për skemën e lojës me tre mbrojtës që aplikon tekniku Inzaghi, duke pare që edhe friulanët luajnë me të njëjtën mënyrë.  

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: