Gazetari Basir Çollaku tha në ‘Opinion’ në News24 se vetëm me 4 dosje rezultojnë se brenda sistemit kemi anëtarë të bandave dhe organizatave kriminale.

Çollaku tha se janë prokurorë dhe gjyqtarë, që janë në detyrë, që kanë bashkëpunuar me bandat kriminale.

Gazetari tha se çdo dosje ka ardhur e zbërthyer , janë dosje që vijnë shqip shqip dhe kjo strukturë e Prokurorisë nuk ka bërë asnjë gjë.
“Altin Dumani u shpall kampion anti-korrupsion pas Ardian Dvoranit, gjyqtarit që kishte harruar të deklaronte 100 mln lekë”, tha Çollaku. Ai theksoi se në SHBA kemi gjyqtarë dhe prokurorë që kanë dhënë dorëheqjen pasi ishin sponsorizuar nga Soros dhe kur ka SHBA probleme të tilla, mendoni se çfarë ndodh me Shqipërinë.

Ndërsa analisti Martin Leka tha se çmimi “kampion anti-korrupsion” që iu dha Altin Dumanit nga Departamenti i Shtetit është një vlerësim jo vetëm për kreun e SPAK, por për të gjithë strukturën e Prokurorisë së Posaçme. “Është një shtysë përpara, një mbështetje për SPAK për të vijuar dhe intensifikuar luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Leka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb