Donald Trump, Izraeli, lamtumira e Alain Delon, gjimnastika artistike, lojërat paraolimpike dhe kuptimi i fjalëve ”dissing”, ”intersexual” dhe ”stop genocide” janë këto disa terma apo persona që kanë shënuar rritjen më të madhe të kërkimeve në Google 2024.
Mes personazheve, shumë nga bota e argëtimit. Princesha e Uellsit Kate Middleton e cila u emocionua pas diagnozës së saj të kancerit dhe rikthimit në jetën publike, Donald Trump i cili fitoi zgjedhjet amerikane dhe boksierja algjeriane interseksuale Imane Khelif.
Një vit kërkimesh në Google nxjerr në pah edhe disa çështje aktuale.
Pse Irani sulmon Izraelin, protestat e fermerëve apo Izraeli që sulmon Libanin janë më të pyeturit në motorin e kërkimit.
Ndërsa në mesin e ”’çfarë do të thotë…?” në vend të parë është ”Të gjithë sytë nga Rafahu”, slogani pro palestinez i popullarizuar në mediat sociale; ”interseksual”; ”stop genocide”.
Në kontekstin e emergjencës klimatike, rritja më e madhe e kërkimeve u regjistrua në paralajmërimet për stuhi ose nxehtësi të tepërt.
Ndër filmat më të kërkuar të vitit 2024 është ”Inside Out 2”, ”Baby Reindeer” për serialet televizive.
Ndër kuriozitetet, përdoruesit pyetën se si të visheshin sa më bukur.