Fundi i tetorit përkoi me një nga dasmat më të përfolura e të zhurmshme të vitit, atë të Dafina Zeqirit e Kreshnik Gjergjit. Krahas saj, këngëtarja nuk ka bërë asnjë mungesë në koncertet e shumta, ka sjellë vazhdimisht projekte të reja e së fundmi albumin “The Absolute Vol. 2” që është në prag publikimi.

Me të duket se do të mbyllë vitin dhe copëzat e para të tij ka zgjedhur t’i ndajë përmes një interviste përballë Burim Pacollit. Por ndërsa ka një prodhimtari kaq të madhe, a ka ndërmend të ndalet? Ajo zbulon planet e së ardhmes dhe dëshirën për të kirjuar familje.

Pas disa vitesh do të kem 3 fëmijë.Më pëlqen të kem një familje, të kem një shtëpi të mbushur.

Dafina shton se ndoshta nuk do të realizojë kaq shumë koncerte, por beson se muzika do të jetë gjithnjë rruga e saj sepse e ka në zemër. Këngëtarja mendon se të pasurit fëmijë nuk do ta kufizojë dhe është e bindur se do të bëjë gjithçka. E në fakt, kur je Dafina, mundesh!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb