Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar takime edhe me senatorin Ted Cruz.
Në një postim në rrjetet sociale, Osmani ka zbardhur detaje nga takimi, ku thekson se është biseduar në lidhje me forcimin e partneritetit mes dy vendeve dhe adresimin e sfidave të përbashkëta.
“Forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm ishin në fokus të takimit me Senatorin republikan Ted Cruz. Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën dhe jemi mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e Senatorit Cruz ndaj vlerave dhe vizionit tonë të përbashkët”, ka shkruar presidentja në një postim në Facebook.