Kosova njeh rivalët e saj në grupin eleminator për Kupën e Botës 2026. Grup shumë i ekuilibruar për “Dardanë”, që janë shortuar në Grupin B, së bashku me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.

Përfaqësuesja e Fodës do ta ketë shumë të vështirë të arrijë objektivin e kualifikimit, pasi përballë do të ketë tre kombëtare të cilat do të kenë të njëjtin objektiv. Sigurisht vlen të përmendet fakti se ndeshja më speciale do të jetë ajo me Zvicrën e Granit Xhakës. Ndeshje shumë e veçantë për mesfushorin e Leverkusen, që do të rikthehet të luajë në shtëpinë e tij, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, teksa do të përballet ndaj “Dardanëve”.

Ndërkohë ekipe shumë të forta mund të konsiderohen po ashtu edhe Suedia me Slloveninë, të cilat janë rritur shumë kohët e fundit, duke patur një gjeneratë të re futbollistësh të rinj.

Megjithatë përfaqësuesja e Kosovës nuk ka asgjë për të humbur e pse jo mund të përballet si e barabartë ndaj të treja këtyre kombëtareve, me shpresën se “dardanët” mund të shndërrohen në suprizën e bukur të këtyre eleminatoreve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: