Arrest me burg ka dhënë gjykata e Durrësit për 35-vjeçarin Majlind Habibi, i akuzuar për vrasjen e shokut të tij Branko Shkoza, në zonën e Spitallës, më datë 2 dhjetor.

I dyshuari për vrasjen e 33-vjeçarit u shfaq sot në sallën e gjyqit për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa mbi të rëndon akuza e vrasjes së fqinjit të tij.

Sipas policisë, autori dyshohet  se e ka shtyrë me qëllim 33-vjeçarin drejt kanalit për t’i marrë jetën.

Pas hedhjes së Branko Shkozës nga ura për motive të dobëta, Habibi fshehu krimin.

Trupi i viktimës u gjet më datë 5 dhjetor pas kontrolle intensive nga ana e shërbimeve të Policisë.

Habibi nuk ka pranuar autorësinë e krimit.

“Më datë 27 kam qenë në pushim dhe e kam takuar, pasi nuk vinte në lokal. Jam nga lagjja, familjar, dhe i pafajshëm. E kam pranuar gabimisht, pasi isha në hall. Kam djalin 4 vjeç dhe gruan shtatzënë. Zonja gjyqtare, më ka ushtruar dhunë dhe ndaj e kam pranuar krimin”, u shpreh ai.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb