Oh, sa e dua këtë kohë të vitit! Çdo cep mbushet me drita, aroma e festave ndjehet gjithandej dhe zemrat janë pak më të ngrohta. Por këtë fundvit, mrekullia nuk ndodhi vetëm në shtëpitë tuaja, por edhe në një vend krejt të zakonshëm… apo jo?
Gjithçka nisi si një ide e vogël, por pastaj mori formën e një surprize të madhe. Në zemër të Tiranës, në autobusin “Green Line”, qytetarët u ndaluan nga rutina e tyre e përditshme dhe u gjetën përballë… meje! Po, me Happy-n, maskotën tuaj të preferuar, që kishte me vete një thes plot dhurata.
Një dhuratë që zgjat shumë më tepër se një moment
Për tri ditë rresht, operacioni “Surpriza në çdo kthesë” bëri të mundur shpërndarjen e qindra kuponëve surprizë për besnikët tanë. Reagimet ishin të papërshkrueshme – nga buzëqeshjet e turpshme deri te të qeshurat me gjithë shpirt. Dhe unë? Unë isha aty për t’ju parë e për t’u siguruar që mrekullia e fundvitit të mos mungonte për askënd.
Por surpriza nuk mbaron këtu. E di, e di, mezi po pret të mësosh çfarë vjen më pas! Prandaj po ta them hapur: ky është vetëm fillimi.
Ndalu dhe mendo për një çast…
Ka ardhur momenti të flasim për një mundësi që nuk duhet ta lësh të të kalojë nga duart. Për të gjithë ju që jeni pjesë e familjes Happy.
Me ofertën speciale, tani mund të bëhesh pjesë e programit tonë më të avancuar të besnikërisë për vetëm 2,500 lekë në vit, nga 3,000 lekë në vit që ishte më parë. Një mundësi për të përfituar më shumë dhurata, më shumë përfitime dhe më shumë buzëqeshje!
Çfarë është Happy Premium?
Happy Premium është niveli më i lartë i përkushtimit që ne ofrojmë për ju, besnikët tanë. Ja çfarë fitoni duke u bërë pjesë:
• Kupona dhe oferta të personalizuara, të dizajnuara vetëm për anëtarët Premium.
• Akses në surpriza dhe aktivitete speciale, sepse e dimë që ju meritoni gjithmonë më të mirën.
• Shpërblime më të mëdha për çdo blerje, sepse secila prej jush ka rëndësi.
Si të bëhesh pjesë e Premium?
Shikoni videon dhe zbuloni sa kollaj është të bëhesh Premium! Shijo mrekullinë e fundvitit me Happy – dhe mos harro: lumturia është më e bukur kur e ndan!