Shqipëria do të jetë pjesë e grupit K në kualifikueset e Botërorit, ndërsa përballë do të ketë Anglinë, Serbinë, Andorrën dhe Letoninë.
Adrian Aliaj, ish-lojtar i Kombëtares që jeton në Kroaci, nuk është aspak i kënaqur me shortin pikërisht për sfidën me Serbinë. Në anën tjetër ka shprehur pakënaqësi dhe ndaj Silvinjos, për mënyrën si foli pas shortit ku konsideroi çdo ndeshje finale. Kjo sepse sipas Aliajt presioni kalon te lojtarët.
“Serbia nuk duhet të ishte në grupin tonë, për anën sportive dhe politike. Ju nuk i ndjeni shumë afër këto se jam pak më afër, ndeshja e tyre me Shqipërinë nuk është normale, është diçka jashtë futbollit.
Nuk ekziston paqe mes shqiptarisë dhe serbëve. Është ndeshje që do jetë shumë e tensionuar, me urrejtje, shumë e vështirë për t’u luajtur. Nga ana e futbollit dhe ato kanë kualitet të na rrahin dhe në Shqipëri dhe në Serbi.
Sa jemi ne në gjendje të përballojmë një grup të tillë. Mendoj se akoma nuk jemi aty që të përballojmë një grup të tillë.
Akoma nuk jemi aty që të përballojmë një grup të tillë. Me Serbinë nuk krahasohemi fare nga ana e lojtarëve. Janë shumë herë më të mirë se ne. Të tentosh kualifikim është absurde këtë moment.
Nuk më pëlqeu Silvinjo, që çdo ndeshje është finale. Pse të jetë presioni te lojtarët. Ti duhet të bësh detyrat e shtëpisë si trajner, nuk ka lidhje finale apo jo.
Nuk po fus futbollin, është urrejtja, serbët duan të na rrahin”, u shpreh Adrian Aliaj.